Misteri i qindra zogjve të ngordhur që ranë nga qielli në Spanjë

Një ngjarje e mistershme mbizotëroi para disa ditësh në Spanjë kur 200 zogj ranë “si shi” jashtë një spitali.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, incidenti thuhet se ndodhi më 26 nëntor në qytetin Ferrol në veri-perëndim të Spanjës.

Mediet lokal, raportuar për rastin, thanë se zogjtë e ngordhur, pasi ranë, goditën këmbësorët jashtë spitalit Juan Cardona, megjithëse policia konfirmoi se askush nuk u lëndua në të vërtetë.
Mapi Rodríguez, president i shoqatës së banorëve lokalë, tha për mediat lokale: “Ata dolën nga pemët në zonën e urgjencës së spitalit, fluturuan disa metra dhe ranë në trotuar.
“Zogjtë i kemi mbledhur dhe tani presim të zbulojmë se çfarë ka ndodhur”, ka shtuar ai.