Misteri i ar*mës së Klodian Rashës, autori dhe kolegu japin dëshmi kontradiktore

Dy efektivët e policisë të përfshirë në ndjekjen që solli më pas vd*ekjen e Klodian Rashës, i dhanë oficerëve të policisë gjyqësore pranë Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, SHÇBA dëshmi kontradiktore mbi ngjarjen.
Nevaldo Hajdaraj, ndaj të cilit gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë së arr*estit me bu*rg me ak**uzën e “vr*asjes në kapërcim të kufijve të nevojshëm të vetëmbrojtjes”, deklaroi se kishte qël*luar ndërsa ishte i rrë*zuar në tokë me shën*jestër këmbët e vik*timës dhe njëherë të dytë në këmbë ndërsa vik*tima po shkonte drejt një kthese.
Ndërsa kolegu i tij, Erion Gjore ka deklaruar se ka parë një përl*eshje mes Hajdarajt dhe vik*timës dhe se të shtë*nat i ka dëgjuar gjatë kësaj përp*lasje fizike.

Dëshmitë janë zbardhur në informacionin për referimin e veprës penale në prokurori të përpiluar nga SHÇBA.
Përballja fatale midis vi*ktimës dhe dy oficerëve të policisë ka ndodhur rreth orës 1 të së martës në zonën e njohur si Zogu i Zi në kryeqytet.
Në dëshmitë e tyre punonjësit e policisë pretenduan se janë vënë në ndjekje të vi*ktimës pasi ai nuk i është bindur një urdhri për të ndaluar.