Miss Universe, Tuti Sejdiu rrëfen se u përdhu*nua në moshën 13-vjeçare: Më kanë tra*fikuar në Kosovë e Serbi

“Miss Universe Albania & Kosova”, Tuti Sejdiu, 19 vjeçarja nga Komuna e Gjilanit ka treguar se në moshën 13-vjeçare është përdhu*nuar e tra*fikuar nga disa persona.
Në një intervistë, Sejdiu thotë se këtë kurorë që e ka marrë ditë më parë ia kushton familjes së saj, pasi që thotë se ata janë sakrifikuar shumë për të.
“Arsyeja që kam ardhë në Miss Universe janë familja ime, kam apliku, kam ardhë dhe nuk e kam besu që jam fituesja, kjo kurorë i dedikohet vetëm familjes time që kanë sakrifiku shumë për mu, e vazhdojnë që të sakrifikojnë”, thotë ajo.

Pasi pranoi kurorën e më të bukurës në Kosovë e Shqipëri, Sejdiu ka thënë se në eventin e organizuar ka munguar vetëm babai i saj, që është në bu*rg, shkaku që kërkoi drejtësi për vajzën.
“Po e shoh familjen time, vetëm një karrigë e zbrazët është aty. Babai im është sot në bu*rg për mu, vetëm që ka lu*ftu për mu, për padrejtësinë që ma kanë ba mu”, thotë ajo.
19-vjeçarja ka treguar se ishte vetëm 13-vjeçare ku është tra*fikuar nga persona të ndryshëm, në Kosovë e Serbi.

https://www.instagram.com/p/CRJQqyqJqUM/?utm_source=ig_embed&ig_rid=45ab26da-ffb8-40ce-af19-292f3779f2f4

“Në moshën 13-vjeçare jam përdhu*nu e jam tra*fiku nga persona të ndryshëm nga Kosova në Serbi, derisa prindi jem nuk ka lanë institucion pa kërku drejtësi, ata njerëz që janë mundu me ma marrë mu jetën ata sot janë në liri, nuk janë në bu*rg, babi vetëm pse ka kërku ndihmë për mu, nuk është pranë meje po është në bu*rg, drejtësi nuk ka pas asnjëherë. Çka është më e rënda, babin nuk e di a është mirë, nuk e lejojnë as me na thirr në telefon, as me e pa e me i fut rroba në bu*rg, nuk e di në çfarë gjendje mundet me kanë, unë them publikisht se unë do të lu*ftoj për babin jo për veten, e kam me nxjerrë drejtësinë në vend”, thotë ajo.

“Kjo kurorë ka vlerë të madhe për mu e ka dëshmu që unë jam femër e fuqishme e pranë familjes, pavarësisht sfidave. Asgjë nuk më dojket e vështirë në jetë, vetëm duhet të ketë pak durim”, shtoi e njejta në një intervistë.
“Unë shpresoj që të vendoset drejtësia, sepse 5-6 vite jemi tu lu*ftu, personi që më ka bë të gjitha këto gjana, familjarët e tij janë në institucion që punojnë, janë të ko*rruptuar. I kisha bë apel të gjitha gjykatave, që vendosne dorën në zemër se sot më kandodhë mu nesër i ndodhë fëmijës tënd. Unë jam shumë e fort, edhe pse babai është larg meje”, tha Sejdiu.

19-vjeçarja ka thënë se për këtë rast është dënuar me 3 vite një person, e se ajo vazhdon të merr pro*vokime nga familja e të njëjtit.
“Gjithë janë të lirë, asnjë nuk është në bu*rg, ai që ka qenë tra*fikuesi kryesor, ai është dë*nu vetëm 3 vite në bu*rg, nuk kanë marrë asnjë masë, mu më kanë kër*cënu me vite, ma kanë ndalu shkollimin e të gjitha, mendoj se do të vazhdoj aty ku kam mbetë, nuk më vjen turp. Fillimisht, e kam prioritetin te drejtësia”.

“Ata persona i përballë shtëpisë, janë fqinj me mu edhe nuk ka ditë, nuk ka natë që nuk bajnë familjarët e tij, se personi në fjalë nuk ndodhet aty, e familjarët e tij gjithmonë më provokojnë, po unë mundona me shiku rrugën teme e me vazhdu përpara”, shtoi ai.