Miss Serbia çmend serbët, bën shqiponjën së bashku me bukuroshet shqiptare

Gjesti i Miss Intercontinental Serbia ku ajo shfaqet duke bërë shqiponjën, ka ngjallur reagime te serbët.
Valentina Petrovic së bashku me Miss Shqipërinë, Miss Malin e Zi dhe Miss Kosovën shfaqen në një fotografi së bashku, duke bërë shqiponjën dy-krenare.

E kjo ka ngjallur reagime në një faqe serbe në Instagram, e cila e ka quajtur provokim këtë veprim nga ana e Valentina Petrovic.

Kujtojmë se po këtë veprim e kishte bërë edhe Miss Serbia në vitin 2019, ku mediat serbe e quajtën skandal këtë gjë.
Ndryshe, miss-et janë në Sharm el-Sheikh, ku po mbahet konkursi Miss Intercontinental.