Mislimi: Organget shtetërore për dikë nënë e për dikë njerkë!

Në të gjithë Ballkanin dhe rajonin e gjerë të Europës Qendrore dhe Lindore, autoritetet kanë identifikuar dasmat si evente, ku koronavirusi përhapet masivisht. Ai përhapet lehtësisht midis të ftuarëve që rrinë shumë pranë njëri-tjetrit, bërtasin për shkak të muzikës me zë të lartë ose që këndojnë së bashku, duke u përqafuar dhe puthur në festë. Andaj në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, dasmat janë ndaluar totalisht. Vendet e tjera vazhdojnë t’i lejojnë ato, por vetëm nën masa të rrepta kufizuese.

Covid 19 preku sektorin e biznesit me theks të veçantë në veprimtarinë turistike dhe hoteleri-restorantorisë në të gjithë gamën e tij. Fillimisht për shkak të pandemisë u morën masa shtrënguese përsa i përket mbylljes së bizneseve, e më pas për hapjen e këtyre të fundit u vendos respektimi i protokolleve me masa të rrepta sigurie anti-covid. Por për një segment të hotelerisë i cili emërohet si “industri e solemniteteve” ka rënë në krizë të madhe gjithandej në objektet që hasen në viset shqiptare.

Populli shqiptar tradicionalisht u ka kushtuar rëndësi të veçantë ahengjeve familjare të tipit të dasmave, synetive, darkave të nusërisë, drekave të posalindurve dhe të ngjashme. Epiteti “industri e solemniteteve” apo “industri e dasmave” si nocion rrok e “përthekon” shumë biznese që plotësojnë kërkesat e klientëve dasmorëve që bëjnë dhe organizojnë ahengje.

Kjo paraqet llokomotivë të zhvillimit ekonomik të një vendi, pasi përfshin një game të gjërë të bizneseve duke filluar nga restorantet, grupet muzikore, butiqet e artizanatet,artarët e stolishitësit, ndërmarrjet e veçanta që bëjnë organizimin e dasmave, luleshitësit dhe dekoruesit, fotografët dhe kameramenët, e deri tek sektori imobilar.

Të gjitha këto subjekte biznesore nuk mund të zhvillojnë aktivitetet festive as në ambientet e jashtme të tyre, pasi klasifikohen si ambiente që për shkak të grumbullime masive të njerëzve përbëjnë rrezik të lartë për përhapjen e virusit. Pronarët dhe menaxherët e këtyre subjekteve shprehen se kjo situatë i ka rrënuar ekonomikisht, meqë ata duhet shlyer medoemos detyrimet ndaj shtetit, ndaj bankave dhe punonjësve si dhe të mbulojnë harxhimet fikse mjaftë të larta për këtë kategori objektesh.

Sipas Presidentit të Dhomës së Artizanateve të Shkupit, për shkak të pandemisë, është vënë në dyshim ekzistenca e shumë bizneseve dhe hubmja e vendeve të punës. Masat e ndërmarra nga qeveria e RMV-së për mbështetjen financiare të këtij sektori për të ndihmuar humbjet e shkaktuara nga COVID-19 kanë qenë jo të mjaftueshme, joadekuate dhe mbi të gjitha jo efikase.

Nisur nga problemet e lartëcekura të bizneseve në fjalë para disa ditësh Dhoma e Turizmit dhe Mikpritjes në Maqedoninë e Veriut u bëri thirrje dhe parashtroi kërkesa, për të dytën herë në mënyrë të organizuar, tek autoritet të miratojnë udhëzime dhe protokoll për organizimin e dasmav e dhe festimeve familjare në restorante. Ata që kanë biznes të lidhur në të a.q. industri të dasmave thonë se biznesi është në fije të perit. Andaj me të drejtë thuhet se

këtë “industri e vrau korona”. Pjesa më e madhe e evente të rezervuara, u anuluan, ndërkaq një pjesë u shty për kohë më të mira.

Ndërkohë që kinse u vënë rregulla të reja të bizneseve në fjalë, si dhe thirrjeve të përditshme dhe tanimë të mërzitshme për opinionin për zbatimin e masave anticovid, ceremonitë dhe festat familjare, vijojnë të organizohen gjithandej në mënyrë të fshehtë. Jemi dëshmitarë se dasmat vazhdojnë të bëhen sikur kohëra normale, mëhallat ushtojnë nga muzika e dasmave nëpër kopshte e obore shtëpish, ndërsa distanca sociale dhe masat e prandalimit të virusit anashkalohen në tërësi.

Rrjetet sociale janë të mbushura plotë e përplotë me postime fotografish dhe sekuenca videoinçizimesh nëpër oborre, rrugë e biles dhe në disa objekte restorantore. Dhe përderisa shumica e pronarëve dhe menaxherëve më të ndalur e më me tepër ndërgjegjësim dhe “besnik” e respektues ndaj ligjeve që ushtrojnë veprimtarinë restorantore, ka muaj që kanë vënë në pikën zero bizneset e tyre, ca të tjerë në mënyra tinzare vazhdojnë me punë dhe nuk përfillin ligjin dhe ndalesat.

Organet shtetërore inspektoratet dhe policia që janë të thirur të zbatojnë ligjin dhe të ruajnë shëndetin e popullatës hiqen se nuk shohin. Për këta nuk vlen ndalesa ligjore, pasi i takojnë “fellës së përkëdhelur biznesore”, janë të lidhur me shtetin e politikën, partinë dhe klanet udhëheqëse. Pronarët dhe menaxherët e pandërgjegjshëm në këtë kohë pandemie krijojnë “hallakamë” tek klientët dhe konkurrencë jolojale në biznesin restorantor, pasi një ndërmarrje fiton duke mos respektuar ndalesat pasi organet kompetente nuk kanë sjellur protokolle për pune, kurse tjetra humbë nga respektimi i ndalesës.

“Biznismenët” e tillë që organizojnë ahengje familjare në kohë pandemie nuk respektojnë parimet e etikës biznesore, të cilave u përmbahen të gjithë subjektet ekonomike gjithandej në botën e civilizuar. Parimet dhe Standardet etike përkufizohen shkecërisht si veprime që janë ose ka mundësi të jenë me pasoja serioze për mirëqenjen njerëzore, në rastin tonë kërcënojnë shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Situata e krijuar në këtë sferë ekonomike është apsurde për një vend që pretendon të hyjë në BE.

Sa i përket ndalesave industria e dasmave është e diskriminuar edhe karshi veprimtarive tjera siç janë, qendrat tregtare, njësitë e tregëtisë me pakicë, ndërmarrjet e tjera që ofrojnë shërbime të ndryshme për konsumatorët.

Një nonsense është dhe mbajtja e tubimeve politike e partiake në pikun e pandemisë e të mos përmendim mbajtjen e koncerteve dhe evenimenteve të tjera që lejohen, me një numër shumë më të madh të pjesëmarrësve e për të cilët sigurohen protokollet. Organet shtetërore, si gjithëherë, masin me dy arshinë, “për dikend mjerkë e për dikend nënë”. Vet ndalesat ligjore janë kontradiktore. U lejuan të punojnë restorantet me klientë që nuk njihen dhe të pa legjitimuar ndërkaq u ndalohet aktiviteti restoranteve që organizojnë ahengje familjare, të cilët klientë kanë pjesëmarësit familjarë dhe miq të njohur mes veti dhe ku kontrolli është më lehtë I mundshëm.

Dhe deri sa organet përgjegjëse në RMV luajnë lojëra me protokollet qe gati muaj, në Kroaci dhe Greqi vende këto të BE, tubimet prej më shumë se 100 personave, janë të lejuara. Organizimet e tilla vetëm duhet t’u raportohen autoriteteve 48 orë më pare, për inspektim të mundshëm si dhe duhet të mbahet një evidence për të ftuarit dhe e kontaktet e tyre.

Ndërkohë që në Itali vendi më I prekur nga covid 19, autoritetet e rajonit të Puglia-s, kanë vënë në dispozicion një bonus prej 1.500 eurosh për çifte që vendosin të martohen në vitin 2020. Bonusi u aktivizua nga 1 Korriku dhe mund të kërkohet deri më 31 Dhjetor 2020. Sipas autoriteteve të atjeshme, kjo shumë është e vogël, por e dobishme për të qetësuar vështirësitë e momentit. Iniciativa e Rajonit, së bashku me Puglia Promotion, synon të ndihmojë të gjithë sektorin e dasmave, të goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit.

Apelet dhe kërkesat e përfaqësuesve të Odës turistike-hoteliere të RMV, si dhe gjithë komunitetit të këtij biznesi për miratimin e protokolleve me vend. Me sjelljen e këtyre protokolleve, nga njëra anë do të parandalohen organizimet e ahengjeve festive në mënyrë tinëzare në shtëpi apo gjëkundi pa protokollet e duhura të sigurisë, kurse nga ana tjetër do të zbuten sadopak humbjet katastrofike që pësojnë restorantet që organizojnë ahengje familjare.

Ndalesa e vallëzimit në podium, distanca midis tryezave dhe karrigeve dhe muzika statike, paraqesin kërkesa të ndërmarrjeve të industrisë së dasmave që iu drejtua Komisionit për sëmundje infective. Të njetjët kërkojnë për të satën herë të lejohen evenimente familjare sipas protokolleve që do të sillen. Ata thonë se me disa kufizime të numrit të të ftuarve të njejtit do të jenë plotësisht të sigurt, dhe nëse nuk lejohen do të detyrohen të mbyllin plotësisht biznesin.

Dhe përderisa pandemia rrënoi shumë parametra të të konceptuarit normal të gjërave, “futja në karantinë” vetëm e subjekteve që organizojnë ahengje familjare dhe mosndalimi i veprimtarive të subjekteve të tjera ekonomike shkon dhe tejkalon absurditetin! Gjithësecili mundohet të mbijetojë në këto kohë krizash dhe lu fte me ar mikun e dekadës së dytë të shekullit 21 por, siç duket, kjo gjendje nxorri shumë situata të padefinuara. Është e pamoralshme të ushtroshë veprimtarinë që rrezikon jetën e të tjerëve, por njëkohësisht është e dhimbshme të mbyllish biznesin për të cilën shumëkushi ka sakrifikuar, dhe të rrezikosh ekzistencën tënde dhe të bashkëpunëtorëve. Dreq o punë, ec e bjeri në fije!

Shkruan: Mislim Zendeli