Mislimi: Kryeministri shqiptar ia hupi kontrollin Zoranit

Ideja e kryeministrit shqiptar nga Ali Ahmeti ia ka humb kontrollin liderit të LSDM-së, Zoran Zaev i cili mbrëmë në emisionin Click Plus në Tv21 u shpreh se BDi-ja do të shkojë në opozitë. Gazetari Rami Mislimi thotë se Zaevi është bërë kryeministër falë Ali Ahmetit, andaj ideja se në këtë post do të jetë një shqiptar e ka nervozuar ish kryeministrin i cili u bë kryeministër si humbës i zgjedhjeve.

“Kryeministri shqiptar ia hupi kontrollin

Ideja e Kryeministrit shqiptar nga Ali Ahmeti ia humb kontrollin Zoran Zaevit i i cili u bë kryeministër falë Ali Ahmetit dhe BDI-së, dorën në zemër.

Të jemi realist, Zaev është një kryeministër humbës, që nuk i fitoi zgjedhjet, dhe tash kur i rrezikohet posti i kryeministrit shkel mbi vullnetin e votuesit shqiptar dhe vendos se kush do të jetë në pozitë e kush në opozitë.

Shqiptarët janë një popull shumë i mençur, ata e rrëzuan Gruevskin jo për të ardhur Zorani në krye të shtetit, por për të ndëshkuar politikat diskriminuese të Nikollës ndaj shqiptarëve

Andaj, edhe kësaj radhe shqiptarët do të votojnë me mençuri të madhe dhe ka gjasa që ti përgjigjen ashpër kësaj retorike të Zaevit dhe LSDM-së dhe ti japin vizën Zajkos për në Hungari ose në Serbi, nuk i dihet.

Qetësou Zoki…” ka shkruar në profilin e tij në Facebook Mislimi.

Ndryshe edhe analisti Arsim Zekolli në një status në rrjetin social twiter u shpreh: “Qytetarët vendosin kush do të bëhet kryeministër, thotë Zaev. Ta përkujtojmë se në vitin 2016 qytetarët vendosën që Nikolla Gruevski të bëhet kryeministër. BDI vendosi që Zoran Zaev të bëhet kryeministër.