Gjashtë anëtarë të grupit “Thai” janë nxjerrë nga shpella. Raportohet se mjekët janë duke u marr me gjendjen e djemve.
Gjetja e tyre vie pas dy javë bllokimi në shpellë, si pasojë e përmbytjeve në zonë.
Ndërkohë, raportohet se gjetja e djemëve të tjerë dhe trajnerit të tyre, mund të bëhet gjatë ditës së nesërme.
Për djemtë e bllokuar prej dy javësh në një shpellë në Tajlandë ka mbërritur “Dita D”. Sot po tentohet shpëtimi i tyre. Raporte ende të pakonfirmuara tregojnë se, deri tani është mundur të nxirren të paktën dy prej tyre.
Misioni nuk është pa rrezik. Jo më larg se përpara dy ditësh, një nga zhytësit e përfshirë në tentativat për të nxjerrë 12 pjesëtarët e mitur të një ekipi futbolli dhe trajnerin e tyre, nga guva ku kanë ngecur prej përmbytjeve në zonë, ndërroi jetë ndërsa po notonte për t’i dërguar grupit rezerva oksigjeni.
Ai, siç u shpjegua më vonë nga autoritetet, nuk pati kohë mjaftueshëm të kthehej mbrapsht.
Situata ndërkohë është emergjente, sepse niveli i oksigjenit në guvë ka rënë në 15%, kur zakonisht është diku te 21 përqindëshi.
Fëmijët dhe i rrituri që i shoqëronte po eksploronin shpellën në kohë të thatë, e normalisht ky do të kishte qenë një ekskursion i zakonshëm për ta, nëse nuk do të ishin vërshimet e papritura të ujërave.