Mishel është ankuar se po krijohet bindje e rrejshme për propozimin francez përmes shërbimeve pro-ruse

Kryetari i Këshillit Evropian Sharl Mishel pas takimit që ky i fundit realizoi me Kordinatorët e grupeve parlamentare burime për tv KlanM thonë se Mishel është ankuar se po krijohet bindje e rrejshme për propozimin françez e motivuar nga lajmet e rrejshme që janë të sponzorizuara nga shërbime pro-ruse.

Kujtojmë se Sharl Mishel sot ka zhvilluar takim me Presidentin e vendit Stevo Pendarovski, Kryeministrin Kovaçevskin dhe me KOrdinatorët e gruive Parlamentare. Pas takimit që realizoi më Kryeministrin e vendit MIshel deklaroi zgjidhja është e balancuar kurse qëllimi është që të nisin negociatat aderuese.

“Nëse thoni “Po”, Konferenca e parë ndërqeveritare do të organizohet ditëve në vijim. Këto do të jenë hapat e ardhshëm; do të nis procesi I skriningut respektivisht skriningu dypalësh, do të thirren ekipet negociuese në Bruksel dhe me këtë propozim diskutojmë qartazi për gjuhën maqedone. Gjithashtu jemi të vetëdijshëm për identitetin kombëtar, mund të prisni se që ndrojnë pas të drejtave tuaja legjitime. Marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore janë të domosdoshme në procesin e zgjerimit. Sa I takon respektimit të pakicave, është e shkruar në marrëveshjen për BE, ju jeni një shembull I shkëlqyeshëm se si respektohen” , deklaroi Sharl Mishel President i Këshillit Evropian./KLanMacedonia/