Misajllovski: VMRO-ja ka 110 mijë vota më tepër se LSDM-ja, nevojiten zgjedhje


Vllado Misajllovski nga VMRO-DPMNE-ja opozitare sot ka reguar ndaj pushtetit shkrimi në Facbook, ku kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare. Sipas tij, zgjedhjet janë të nevojshme pasi pushteti është deligjitimuar nga rezultati i zgjedhjeve lokale.

“Kemi fituar në 42 komuna, plus Qytetin e Shkupit. Dallimi në listat e këshilltarëve në raundin e parë, krahasuar me LSDM-në është 55 mijë vota. Nëse merren parasysh raundi i parë dhe i dytë, dallimet me të cilat ka fituar VMRO-DPMNE, atëherë vijmë në një diferencë prej 110 mijë votash. Qeveria është delegjitimuar dhe ka marrë karton të kuq nga qytetarët, ndaj duhen urgjentisht zgjedhje”, shkruan mes tjerash Misajllovski.