Qeveria i pranoi propozimet e Komisionit për Sëmundje Infektive. Prej nesër ora policore në mbarë vendin do të nisë prej orës 21:00 dhe zgjat dei në 05:00 të mëngjesit. Ndërkaq, përjashtim nga këto kufizime siç bënë me dije nga Qeveria, do të jenë netët në mes 1 dhe 2 majit, gjegjësisht gjatë festës së Pashkëve dhe në mes 13 dhe 14 majit, gjatë festës së Bajramit.
Ndërsa, masë tjetër lehtësuese siç kanë thënë nga Qeveria është se duke filluar nga 28 prilli, të gjitha objektet hotelerike do të mund të punojnë vetëm në tarraca edhe atë deri në ora 20:30. Përjashtim nga kjo masë bëjnë objektet hotelierike në aeroportet ndërkombëtare, si dhe ambientet e akomodimit (hotele, motele, hostele, konvikte, etj.) për personat që janë akomoduar në këto ambiente, të cilët mbeten të punojnë si më parë.
Ndërkaq, Qeveria ka lejuar edhe hapjen e restoranteve për organizimin e dasmave dhe ahengjeve tjera familjare, por vetëm ato që kanë mundësi që të bëjnë organizimin e festës në restorante natyrë.
Këto masa do të jenë në fuqi deri më 15 maj. Ndërsa pas kësaj datë, siç tha një ditë më parë ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe do të vendosin në mënyrë shtesë në bazë të situatës epidemiologjike që do të jetë në periudhën në vijim.
Sot përfundon masa për mbylljen e tërësishme të objekteve hotelierike, përveç atyre që punojnë me porosi online ose take away dhe masës për orë policore që nisë nga ora 20:00, të cilat filluan me zbatim nga data 6 dhe 7 prill.