Miratohen nga KSHZ edhe 347 akreditime për vëzhgim të zgjedhjeve lokale të dielën


Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në mbledhjen e sotme ka miratuar edhe 347 akreditime për vëzhgim në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Ndërsa në rend dite të mbledhjes janë edhe vendosja e ankesave për mbrojtje të së drejtës personale zgjedhore dhe veprimit të ankesave të votuesve që janë refuzuar për votim si të sëmurë dhe persona të pamundur.

KSHZ ka miratuar akreditimin si plotësim të 221 vëzhguesve të Alsios 2017, plotësim të 125 vëzhguesve të Shoqatës për afirmim të vlerave humane dhe integrimin e të rinjve Mak Sonce si dhe një personi të ambasadës së Mbretërisë së Spanjës.
Mbledhja është ndërpre dhe duhet të vazhdojë pas pauzës prej gjysmë ore pas ankesave për mbrojtje të së drejtës personale zgjedhore.