Qeveria në seancën e tetë me propozim të Ministrisë së Financave ka miratuar Propozim- ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për kthimin e pjesës së Tatimit të vlerës së shtuar të personave fizik.
Siç theksohet në kumtesën e mbledhjes qeveritare, me ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kthimin e një pjese të Tatimit të vlerës së shtuar të personave fizik gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme, krijohet mundësi që personat fizik të cilët janë paraqitur dhe janë shfrytëzues të softuerit aplikativ të Zyrës për të Ardhurat Publike përmes të cilave paraqiten llogaritë fiskale me qëllim kthimin e TVSH-së për llogaritë fiskale të lëshuara më 10, 11 dhe 12 tetor, t’u kthehet shuma e plotë e tatimit të vlerës së shtuar.
“Për shkak të nxitjes së qarkullimit të produkteve dhe shërbimeve vendore si dhe për shkak rritjes së digjitalizimit të shoqërisë sonë, kthimi i shumës së plotë të TVSH-së do t’i referohet qarkullimit të produkteve dhe shërbimeve vendore si dhe pajisjeve kompjuterike e cila nuk tejkalon 30,000 denarë për person për të gjithë llogaritë fiskale të lëshuara më 10, 11 dhe 12 tetor 2020”, thuhet nga Pres shërbimi qeveritar.