Mira Murati njofton largimin nga OpenAI


Pas një karriere të suksesshme prej më shumë se gjashtë vitesh në OpenAI, Mira Murati ka njoftuar largimin e saj nga kompania.

Në një letër publikuar në X Murati falënderoi ekipin për besimin dhe mbështetjen e dhënë gjatë udhëheqjes së saj.

Ajo vlerësoi arritjet e fundit të OpenAI, përfshirë lançimet e teknologjive të reja që kanë ndryshuar mënyrën se si funksionon inteligjenca artificiale.

Murati vuri në dukje përkushtimin e ekipit të OpenAI dhe rolin e tij në ndërtimin e një të ardhmeje më të fuqishme për AI, duke premtuar gjithashtu mbështetjen e saj edhe pas largimit.