Miqtë rrahën dhëndrin që dyshohet se ushtroi dhunë ndaj motrës së tyre


Një rrahje në Pejë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në tek “Ura e Gurit” në Pejë, ku të përfshirë kanë qenë tre persona.

Burimet bëjnë me dije se bëhet fjalët për një rrahje, ku miqtë dyshohen kanë rrahur dhëndrin e tyre, pasi ky i fundit kishte ushtruar dhunë në familje.Deri më tani, njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe është në ndalim për 48 orë, ndërsa i dyshuari tjetër vazhdon të jetë në kërkim për këtë rrahje.Përderisa edhe personi që është rrahur sot mësohet se do të ndalohet për 48 orë.

Në anën tjetër mësohet se gruaja e dhëndrit që u rrah sot është dërguar për ekzaminim mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar gjatë ditës edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.Gashi ka thënë se për rastin Policia është njoftuar në ora 16:10 dhe se të përfshirë në ngjarje kanë qenë tre persona.

Ai tregoi se si pasojë e ngjarjes një person ka marr tretman mjekësor dhe se rasti vazhdon të hetohet tutje./KALLXO.com