Ministrja kosovare shpërndan lajmin se ka ndëruar jetë Ismail Kadare!

Ministrja e re e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi është njoftuar se dikush ka hapur një llogari të rrejshme në emër e saj në rrjetin social Twitter dhe të njëjtën e ka keqpërdorur, duke lëshuar lajme të rrejshme fake news.

I tillë ishte edhe lajmi se shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare kishte vdekur.

Postimi i saj u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale, ndërsa në një prej statuseve, në gjuhën angleze, në këtë faqe thuhej se lajmi mbi vd ekjen e Kadaresë konfirmohej dhe nga ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Shqipërisë, Elva Margariti.

“ Dua të ju informoj se unë nuk kam asnjë llogari në Twitter. Menjëherë do ta paraqes rastin në Policinë e Kosovës, departamentin e kr imeve kibernetike. Dëshiroj të shpreh keqardhjen time për këdo që mund të jetë trazuar nga këto lajme të rrejshme, duke keqpërdorur emrin tim”, ka shkruar Dumoshi.

Dumoshi ka thënë se shpreh keqardhje për këdo që mund të jetë trazuar nga këto lajme të pavërteta, duke keqpërdorur emrin e saj.