Nga VMRO-DPMNE thonë se mbështesin qëndrimin e ministres së Financave, Gordana Dimitrievska Koçoska, e cila dje tha se Korridori 8 nuk është prioritet, pasi nuk ka vlerë të shtuar, përcjell TV21. Nga VMRO thonë se projekti aktual përfundon në tunel pa dalje.
Vlerësoj se shpjegimin që e dha ministrja ishte i gjerë dhe mjaftueshëm i kuptueshëm, por do të thosha që ndoshta është korridori i vetëm që përfundon në tunel që nuk ka dalje, kështu që vlerësoj që gjithçka që është thënë dje në konferencë për shtyp është logjike dhe mirë e shpjeguar”, tha Marija Miteva, deputete e VMRO-DPMNE-së.