Ministrja e Financave, Gordana Koçovska Dimitriovska, në konferencën e sotme për media është pyetur se a do të zvogëlohen pagat e zyrtarëve, të cilat vitin e kaluar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese u rritën për 78%. Tani një ministër në qeveri merr 115 mijë denarë neto pagë plus bonus për vjetërsi pune që është 0,5% për çdo vit të punës. Koçoska nuk sheh zgjidhje në uljen e pagave të zyrtarëve sepse thotë se ministrat në veçanti punojnë shumë dhe shumë, ndërsa të tjerët pushojnë në fundjavë dhe festa.
“Nuk e di se çfarë do të bëjmë, por nëse planifikojnë t’i zvogëlojnë, do të largohem”, tha me vendosmëri ministrja e financave Koçoska.
“A e dini pse? Këtu 115 mijë denarë është paga e një ministri. Kam punuar privatisht dhe kam fituar më shumë. Unë nuk kam pse të jem këtu, le të vijë dikush tjetër këtu që të merret me ministrinë, ndërsa ata janë me pushime, unë këto ditë kam qenë në punë të shtunën dhe të dielën. Dhe nuk kisha pagesë për punën jashtë orarit. Pyetni në institucionet tjera që kanë borde drejtuese sesa shtesë sa marrin, pyesni familjet sa marrin dhe si janë të lidhur dhe çfarë bëjnë”, tha Koçoska.
“Më jepni një arsye, ministri me kaq halle e strese, pse duhet të qëndroj. Dhe më së shumti kritikohemi nga gazetarët dhe nuk më vjen inat për këtë. Problem janë drejtorët”, tha Koçoska.