Ministrja gjermane kundërshton Macron: Ne nuk mund të sigurojmë stabilitet pa NATO dhe SHBA

Evropa nuk do të jetë në gjendje të sigurojë sigurinë e saj të plotë në dekadat e ardhshme pa ndihmën e Shteteve të Bashkuara dhe NATO, tha ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë.

Në të njëjtën kohë, Annegret Kramp-Karenbauer hodhi poshtë idenë e presidentit francez Emanuel Macron rreth autonomisë strategjike evropiane.

“Ideja e autonomisë strategjike për Evropën shkon shumë larg nëse ushqen iluzionin se ne mund të sigurojmë siguri, stabilitet dhe prosperitet evropian pa NATO dhe Shtetet e Bashkuara,” tha Kramp-Karenbauer, raporton Reuters.
Ajo shtoi se do të kalojnë dekada para se Evropa të krijojë potenciale ushtarake konvencionale dhe bërthamore që mund të kompensojnë gjithçka të siguruar nga NATO dhe Shtetet e Bashkuara në këtë moment.