Ministrja Gërvalla e bllokon në Twitter gazetarin Buzhala

Ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, e ka bllokuar në rrjetin social “twitter”, gazetarin, Berat Buzhala.
Lidhur me këtë ka njoftuar vetë Buzhala në profilin e tij zyrtar në “facebook”, duke thënë se Gërvalla e ka bllokuar vetëm për shkak të kritikës së bërë ndaj saj për qëndrimet e fundit si ministre.

Buzhala gjithashtu ka përmendur edhe vendimin e një Gjykate në Amerikë që ia kishte ndaluar ish-presidentit, Donald Trump, bllokimin e qytetarëve, meqë ishte konsideruar se liria e fjalës është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër kur bëhet fjalë për interesin publik.
Derisa në fund ka bërë thirrje që të reagojnë edhe shoqatat e gazetarëve lidhur me këtë