Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock justifikoi vendimin e Berlinit për të mos ndaluar importet ruse të naftës në shenjë hakmarrjeje për agresionin në Ukrainë, duke thënë se kjo do ta shtynte shtetin gjerman në kaos, që do të ishte një fitore dhe jo një humbje për Kremlinin.
“Nëse Gjermania do të besonte se një ndalim i importeve do t’i jepte fund luftës, do ta bënte. Por ajo nuk e beson”, tha kryediplomatja.
Gjermania është e varur nga Rusia pasi nga ky vend importon një të tretën e naftës, shumë më e varur nga SHBA-ja, e cila më parë njoftoi një embargo ndaj importeve të energjisë ruse.
“Nëse do ta ndalonim menjëherë, nesër nuk do të mund të lëviznim në Gjermani”, tha ajo.
Baerbock shtoi se punëtorët kryesorë si mësuesit apo infermierët nuk do të mund të vinin në punë dhe rryma do të ishte problem.
Shtetet e Bashkuara njoftuan të martën se po vendosin një embargo ndaj importeve të naftës dhe gazit rus, ndërsa Britania tha se do të heqë gradualisht importet ruse të energjisë deri në fund të vitit 2022, duke rritur më tej presionin ndaj Moskës për t’u hakmarrë kundër agresionit në Ukrainë.