Ministria nuk ndërron mendje, masat për restorantet mbeten të njëjta!

Edhe përskaj pro*testave nga hotelierët, Ministria e Shëndetësisë nuk do t’i ndryshojë masat për mbrojtje nga Covid-19 për restorantet e dasmave.
Ata kanë deklaruar se protokollet ndryshohen në bazë të mendimeve të profesionistëve, atëherë kur do të vlerësojnë se është momenti adekuat.

Tani për tani vlerësojnë se nuk është momenti i duhur.
“Të gjitha propozimet për ndryshim të protokolleve realizohen në bazë të mendimeve profesionale dhe gjatë periudhës që sipas tyre është i përshtatshëm, kjo me qëllim që të mbrohet shëndeti kolektiv i qytetarëve. Për momentin nuk ka ndryshim të protokolleve sa i takon objekteve hotelerike. Në rast të rekomandimeve të ardhshme apo ndryshim të protokolleve, publiku do të njoftohet me kohë”, thanë nga MSH-ja.

Nga ana tjetër, pronarët e restoranteve të dasmve, këngëtarë, parukiere dhe produksione që merren me organizimi e dasmave, kanë protestuar duke kërkuar ndryshimin e protokolleve dhe lejimin e tubimeve në objekte hotelerike./