Ministria kundër kërkesës për largimin nga puna të mësuesës me mbulesë

Ka disa ditë që përmes një vendimi, Këshilli Drejtues i shkollës “Flamuri i Arbërit” në Suharekë, po pretendojnë se kanë shkarkuar nga puna mësuesen me mbulesë në këtë shkollë, Remzie Lezi.

Megjithatë, nga ministria e Arsimit kanë konfirmuar për Dukagjinin gjatë ditës se ky vendim nuk ka bazë ligjore. Mësuesja, për shkak të gjendjes emocionale nuk ka dashur të flas, përderisa vendimin e saj për të vendosur mbulesën islame nuk e kanë përkrahur as disa kolegë shkollës ku punon

Përkundër grevës, këto mësuese në shkollën “Flamuri i Arbërit” në Suharekë, po përgatiten për vitin e ri shkollor, i cili nuk dihet se kur do të nis.

Bashkë me to, mbase do të ishte edhe një kolege tjetër e tyre.

Mirëpo, Këshilli Drejtues i kësaj shkolle ka kërkuar që mësuesja Remzie Lezi të largohet nga puna.

Për drejtuesit e shkollës, problem është bërë vendimi i mësueses me përvojë rreth 30 vjeçare që të vendosë mbulesën islame.