Ministria e Transportit dhe Lidhjeve do të drejtohet nga Bekim Rexhepi, Boçvarski largohet nga posti për shkak të mandatit të deputetit

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve informon opinionin se pas verifikimit të mandatit parlamentar të ministrit aktual të Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski, deri në zgjedhjen e ministrit të ri, Ministria do të udhëhiqet nga zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi.

Gjatë kësaj periudhe, në përputhje me rregulloret ligjore, zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi, do të kryejë aktivitetet aktuale për funksionimin e ministrisë.