Ministria e Transportit: “‘Besa Trans’ ka keqpërdorur certifikatës e licencës së një automjeti tjetër”

Transportuesi “Besa Trans” ka keqpërdorur certifikatën e licencës së një automjeti tjetër dhe me vetëdje ka shkelur ligjin, kumtoi sot Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.
Në kumtesë thuhet se numrat e certifikatës së licencave që janë evidentuar në Drejtorinë Doganore gjatë hyrjes dhe daljes dhe me të cilat është spekuluar në opinion, në asnjë rast nuk është në pronësi të autobusit të djegur të transportuesit “Besa Trans”.

Ministria thekson se ato nuk janë organi që duhet të tregojë se si transportuesi ka hyrë dhe ka dalë nga shteti, atë duhet ta tregojnë organet hetimore ndërkombëtare dhe vendore.
Për autobusin e djegur transportuese “Besa Trans” nuk ka pasur certifikatë për licencë për kryerje të transportit të lirë ndërkombëtar të udhëtarëve dhe ky autobus nuk është i evidentuar në bazën elektronike të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.

Sipas ligjit për transport në trafikun rrugor, neni 11 paragrafi 1, thuhet se transportuesi mund të fillojë të realizojë transport të udhëtarëve në trafikun rrugor të brendshëm dhe ndërkombëtar, pasi të marrë licencë për kompaninë dhe certifikatë për licencë për automjetin. Për këtë, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ia ka marrë licencën për kryerje të veprimtarisë transportuesit Besa Trans, thuhet në kumtesë.
Në ak*sidentin tr*agjik që ka ndodhur më 23 nëntor, kanë ndërruar jetë 45 persona, ndërsa shtatë janë lënduar.