Ministria e Shëndetësisë pa dezinfektues në pandemi

Edhe pse mbi tavolinë ku qëndron dezinfektuesi, shkruan “Dezinfektim i detyrueshëm”, sërish, shishja është e zbrazët dhe dezinfektimi nuk mund të kryhet.

Në hyrjen kryesore të Ministrisë së Shëndetësisë, ku qëndrojnë edhe institucionet më të rëndësishme shëndetësore, nuk mund të realizohej sot njëra nga masat më kryesore për mbrojtje nga Covid-19, pasi nuk kishte dezinfektues.