Kosova dhe Maqedonia do t’i rishikojnë masat lidhur me qarkullimin midis dy shteteve. Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj priti sot në takim Zëvendësministrin e Shëndetësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ilir Hasani.
Sipas komunikatës ministrore në këtë takim u diskutua për situatën epidemiologjike në të dy shtetet, masat e ndërmarra nga të dy qeveritë respektive dhe angazhimet rajonale për menaxhimin e Covid-19.
Në takim u theksua se përmirësimi i situatës lidhur me Covid-19 në dy shtetet vendet jep mundësinë e rishikimit të masave lidhur me qarkullimin midis dy shteteve, duke ndihmuar kështu edhe subjektet e fushës ekonomike që të përballojnë situatën e krijuar nga Covid-19.
Bashkëbiseduesit u pajtuan që bashkëpunimi midis dy shteteve në shëndetësi do të vjen duke u rritur në interes të shëndetit të qytetarëve të dy shteteve.