Ministria e Shëndetësisë i korrigjoi të dhënat e djeshme për Kovid-19!


Ministria e Shëndetësisë në statistikat e sotme ka korrigjuar të dhënat statistikore që u publikuan dje ku u tha se numri i përgjithshëm i të infektuarve kishte arritur në 1999.

Nga ky dikaster thonë se një i infektuar që është regjistruar dje, sot është larguar nga të dhënat, dhe prandaj edhe pse janë regjistruar 16 raste, numri i të infektuarve është 2014.

“Sa i takon numrit të përgjithshëm është vërejtur se është gabim teknik gjatë evidencës te njëri i testuar në kuadër të skriningut dhe sipas korrigjimit është bërë korrigjimit është bërë korrigjimi i statistikës së përgjithshme”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë

Bëhet fjalë për një të punësuar në Shtëpinë e Pleqve në Shkup e cila u regjistrua si e infektuar, kurse tash është negativ për Kovid-19.

Në bazë të këtij korrigjimi, nga Ministria e Shëndetësisë gjithashtu kanë njoftuar se në kuadër të skriningut pozitiv kanë rezultuar vetëm dy raste, një në një kopsht në Shkup dhe tjetri në Manastir.