Ministria e Punëve të Brendshme nuk e din se pse kandidatët e lejes për vozitje nuk kalojnë me të parën!


Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se numri i kandidatëve që kalojnë me të parën testin e vozitjes është i vogël.
Sipas të dhënave të MPB-së, pjesa praktike e testimit të vozitjes, është problemi më i madh i kandidatëve që aplikojnë për lejen e vozitjes.

Nga MPB thonë se numri i kandidatëve që kalojnë me të parën është i vogël dhe për këtë shkak duhet të kontrollohet cilësia dhe mënyra e zbatimit të planit për marrjen e lejes së vozitjes.
“Kandidatët më së shpeshti nuk kalojnë pjesën e dytë praktike. Në këtë pjesë vërtetohet nëse kandidati ka marrë njohuritë e duhura dhe shkathtësitë që vet të vozisë automjet të kategorisë së caktuar”, thotë Trajçe Georgiev, kreu i njësisë për çështje inxhinierie dhe të komunikacionit në Byronë për Siguri Publike pranë MPB-së.

Testimi kushton rreth 500 euro, por shpenzimet rriten nëse paguhet në këste dhe nëse bie prej testeve ndërsa trajnimit dhe testimin e zbatojnë subjektet juridike që kanë marrë leje për veprimtari të tillë.
Sipas Gerogiev arsyet se pse me të parën nuk kalojnë kandidatët duhet të shihen në procesin edukues që zbatohet tek auto-shkollat si dhe në objektivitetin e vlerësimit të kandidatëve për vozitës gjatë testimit.