Ministria e Financave me ndryshime ligjore do të kufizojë kamatën e kredive të shpejta


Zëvendësministrja për Financa, Shirete Elezi pas takimin me kryetaren e Organizatën për Mbrojtjen e Konsumatorëve, Marijana Llonçar njoftoi se janë përgatitur ndryshime ligjore në bazë të së cilave do të kufizojë pëfitimin e kredidhënësve nga kreditë e shpejta, transmeton Portalb.mk.

Me ndryshimet ligjore, kredidhënësit nuk do të kenë mundësi të fitojnë më shumë se 55 për qind nga shuma totale e kredisë.

“Ministria e Financave ka përgatitur ndryshime ligjore në të cilën kufizojmë normën ligjore të shfrytëzimeve totale të kredive konsumatorë. Me këto ndryshime ligjore shpenzimet totale nuk lejohen të tejkalohen mbi 55 % duke pasur parasysh përputhjen aktuale të normës”, njoftoi Elezi.

Elezi njoftoi se ndryshimet ligjore bëhen për shkak se në ligjin për kredi nuk janë përfshirë kreditë më të vogla se 200 euro dhe se nuk ka qenë e kufizuar norma e përfitimit.

Ndërkaq kryetarja e OMK, Llonçar vlerësoi se me ndryshimet ligjore do të ulen shpenzimet e konsumatorëve.

“Me ndryshimet ligjore do të ulen shpenzimet e konsumatorëve të kredive të shpejta, dhe nuk do të lejohet që ato të jenë enorme siç ka qenë deri më tash”, tha Lançer.

Mirëpo, edhe pse disa herë u pyet nga gazetarët se sa do të paguajnë për kamatë qytetarët për kredi në vlera të caktuara, zëvendësministrja Elezi nuk u deklarua në këtë pjesë.

Nuk janë bërë as vlerësime në teren se sa ka qenë deri tash shkalla e kamatave të kredive të shpejta.