Ministria e Ekonomisë e Maqedonisë duhet të publikojë thirrje publike për aplikim të ndihmës shtetërore shtesë për kompanitë


Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi të mërkurën paralajmëroi se Ministria dikasteriale sot do ta publikojë thirrjen publike për ndihmë shtetërore shtesë ku kompanitë e interesuara do të mund të aplikojnë deri më 31 korrik të vitit 2020.

Kompanitë do të duhet të dorëzojnë plan investues, gjendja aktuale e subjektit afarist, bilanc për sukses për vitin 2019, llogaritje të akotancioneve të tatimit të fitimit për muajin mars, aprill dhe maj të vitit 2020 dhe kambial.

Bekteshi paralajmëroi se kompanitë private të cilat kanë vazhduar të punojnë gjatë kohës së koronavirusit dhe investojnë në rritjen dhe zhvillimin e tyre, përmirësojnë konkurrencën dhe modernizojnë procesin e prodhimit do të kenë në dispozicion 20 milionë euro si ndihmë shtesë shtetërore për të rritur likuiditetin e tyre dhe për t’u mundësuar të fillojnë investimet e reja.

Ndihmë financiare, potencoi ministri, do të mund të marrin të gjitha kompanitëvtë cilat punojnë në prodhim, përveç kompanive të cilat janë përjashtuar nga kjo mundësi në pajtim me Ligjin për kontroll të ndihmës shtetërore, që gjatë vitit 2020 kanë në realizim projekt investues apo, megjithatë, do të hartojnë projekt investues që duhet të realizohet gjatë vitit 2020 dhe 2021.

“Me Dekretin për dallim nga Ligji për mbështetje financiare të investimeve në mënyrë plotësuese u jepet mundësi të marrin mjete dhe të gjitha kompanitë të cilat janë në biznesin e tregtisë që do të bëjnë investime në mjetet e tyre bazë
dhe në objekte të reja. Në mënyrë shtesë u mundësohet edhe kompanive TI të marrin mbështetje financiare nëse investimet e tyre janë për vendosjen e njësisë së re të organizimit për zhvillim teknologjik, hulumtim dhe zhvillim të
zgjidhjes së re të softuerit dhe harduerit”, sqaroi Bekteshi.

Shuma e mbështetjes financiare do të jetë 25 për qind e investimit të realizuar sipas planit të investimit të paraqitur nga aplikanti, por jo më shumë se 40.000 euro për kompanitë që në vitin 2019 gjeneruan të ardhura të përgjithshme jo më shumë se një milion euro, deri në 100.000 euro për kompanitë që kishin gjithsej të ardhura nga një deri në 10 milionë euro, deri në 140.000 euro për kompanitë që gjeneruan të ardhura të përgjithshme nga 10 deri në 50 milion
euro dhe 200.000 euro për të gjitha kompanitë që gjeneruan të ardhura të përgjithshme prej më shumë se 50 milionë euro në 2019.

“Ndërmarrja që do të marrë mbështetje financiare ka detyrimin të paraqesë raport deri më 31 janar të vitit 2021 për rrjedhën e zbatimit të planit të investimit me dëshmi se është realizuar brenda planit të investimit për të cilin
është paguar mbështetja për investime. Burimet financiare do të merren në momentin kur do të zbatohet plani financiar, ndërsa do të pritet që të realizohet deri në fund të vitit të ardhshëm”, tha Bekteshi.