Ministria e Arsimit: Për shkak të temperaturave të larta, shkollat fillore të punojnë me orë të shkurtuara

Duke pasur parasysh temperaturat e larta dhe faktin që viti shkollor për nxënësit e shkollave fillore zgjat deri më 17.06.2024, Ministria e Arsimit dhe Shkencës rekomandon:
– Shkollat fillore të vazhdojnë me orë të shkurtuara mësimi, por të sigurojnë që të respektohet thelbi i lëndës që mësohet;
– Klasat dhe ambientet e tjera të përdorura në shkollë të ajrosen vazhdimisht.

Të orientohen nxënësit dhe t’u jepet mundësia të konsumojnë sasi më të madhe uji;

– T’u rekomandohet nxënësve të mos konsumojnë ushqime të yndyrshme dhe ushqime që përmbajnë sasi të madhe sheqernash gjatë ditës shkollore.