Ministria e Arsimit, nga 15 gushti gjitha librat e dëmtuar do të zëvendësohen me të reja

Përveç vështirësive me mësimin online, nxënësit edhe këtë vit shkollor e përfunduan me mungesë të teksteve shkollore.  Shpërndarja e librave u ndërpre për shkak të mbylljes së shkollave nga virusi korona. Shumë shkolla këtë vit shkollor e përmbyllën me rreth 90 % libra të dëmtuara, informon Koha.mk

Shkollat tashmë kanë përpiluar listën e re për mungesën e librave për vitin shkollor 2020-21 dhe e kanë dorëzuar në Ministrinë e Arsimit. Ndërsa nga Ministria e Arsimit informojnë se të gjitha librat e dëmtuar do të zëvendësohen me të reja ndërsa shpërndarja e tyre planifikohet nga data 15 gusht.