Ministria apel bashkëatdhetarëve në diasporë: Keni kujdes kur të udhëtoni nëpër Serbi

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka apeluar te bashkëatdhetarët që zgjedhin të kalojnë përmes Republikës së Serbisë, që të kenë kujdes të shtuar.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, MPJD’ja ka bëre me dije se apeli për kujdes të shtuar vjen pas sjelljeve të fundit të papërgjegjshme të insitutucioneve të Serbisë ndaj shtetasve të Kosovës, duke aluduar kështu për ndalimin e shtetasit kosovar, Nezir Mehmetajt, nga autoritetet serbe në janar të këtij viti në Merdare.

“Të nderuar qytetarët të Republikës së Kosovës dhe bashkatdhetarë, Me arritjen e sezonës verore, shumë bashkatdhetarë dhe qytetarë të Kosovës do të vizitojnë familjarët e tyre, një pjesë e të cilëve për rrugë tranzitore do të zgjedhin të kalojnë përmes Republikës së Serbisë. Duke u nisur nga sjelljet e fundit të papërgjegjshme të insitutucioneve të Serbisë ndaj shtetasve të Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ju rekomandon që rrugtimin tuaj për në dhe nga Republika e Kosovës, të planifikoni me kohë dhe me kujdes të shtuar”, thuhet në komunikatë./Gazeta Express