Ministri zviceran i Sportit u del në mbrojtje Xhakës e Shaqirit


Ministri zviceran i sportit e ka shikuar ndeshjen mes Zvicrës dhe Serbisë në Kaliningrad. Pas fitores ai ka reagar me mirëkuptim ndaj gjestit me shqiponjë të lojtarëve shqiptarë.

“Kush e ka përjetuar atmosferën e ndezur në stadium, e vlerëson edhe më shumë angazhimin e shkëlqyeshëm të Kombëtares së Zvicrës dhe mund të kuptojë nëse kur ndonjë lojtar përfshihet nga emocionet. Nuk është qëllim i sportit që nga emocionet të krijohet një polemikë. Jemi një vend me shumë gjuhë, kultura dhe mendime dhe jetojmë në paqe së bashku. Jemi krenar me këtë kolorit. Ai e bën vendin tonë më të fuqishëm. Edhe në sport” ka thwnw ministri i sportit, Guy Parmelin.

Parmelin është anëtar i Paritsë Popullore të Zvicrës (SVP), e cila mban qëndrime mjaft të ashpra ndaj të huajve.Historiani Philipp Zwyssig ka postuar në Twitter një shqiponjë të përdorur gjatë historisë së Zvicrës dhe ka shkruar se aq e gabuar s’mund të jetë kjo ideja me shqipnjë. Deputetja Natali Rickli nga SVP kritikoi veprimin e futbollistëve zviceranë me shqiponjë.“Nuk mund të gëzohem me të vërtetë. Të dy golat nuk u dhanë për Zvicrën, por për Kosovën. Nëse një ditë fiton Kombëtarja e Kosovës, gëzohem për të, por në Kupën e Botës, ne luajmë dhe bëjmë tifo për Zvicrën”.