Ministri Vitia: Kemi rezultatin e parë negativ të njërit nga pacientët që ishte infektuar me COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se një pacient pozitiv me COVID-19 është afër shërimit.Sipas ministrit Vitia, njëri nga pacientët me COVID 19 ka rezultuar negative në testin e parë.

Sipas ministrit ky pacient duhet të dalë negativ edhe në testin kontrollues dhe do të jetë personi i parë i shëruar nga coronavirusi në Kosovë.“Në ndërkohë kemi rezultatin e parë NEGATIV të njërit nga pacientët me COVID 19 pozitiv. Nevojitet edhe testi kontrollues dhe me shpresë që do të kemi pacientin e parë të shëruar me COVID 19 në Kosovë”, ka shkruar ministri Vitia.