Ministri turk i mbrojtjes i ashpër: Turqia do të përgjigjet ndaj çdo intervenimi në anijet tona

Turqia është përgjigjur dhe do të përgjigjet ndaj çdo intervenimi të anijeve hulumtuese në Mesdheun lindor dhe do të vazhdoj të bëjë edhe në të ardhmen, ju tha ministri i mbrojtjes së Turqisë Hulusi Akar komandantëve të anijeve në Detin Egje dhe në Detin Mesdhe.
“Ne jemi të vendosur të mbrojmë interesat dhe të drejtat tona në detin tonë dhe do të bëjmë ç ‘është e mundur dhe jemi të aftë ta bëjmë” tha Hulusi Akar, ministri i mbrojtjes së Turqisë.

Akar theksoi se marrëveshja e nënshkruar rishtas për demarkacion nga Greqia dhe Egjipti nuk ka bazë ligjore dhe se të dy shtetet janë humbëse. Ushtaraku Akar po ashtu theksoi se mospajtimet ndërkombëtare duhen zgjidhur përmes dialogut si “vegla më e rëndësishme e problemeve mes Turqisë dhe Greqisë”.

Turqia ka rifilluar hulumtimin për burime natyrore të energjisë në Mesdheun lindor pas pezullimit të tyre të arritur pas intervenimit të Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, muajin e kaluar. Me nënshkrimin e marrëveshjes mes Greqisë e Egjiptit që e shpallën atë zonë ekskluzive ekonomike, që acaroi presidentin turk Erdogan që urdhëroi anijen hulumtuese sizmike Oruc Reis në atë zonë.

Blloku europian thërret për dialog dhe është solidarizuar me Greqinë duke vlerësuar se veprimet e Turqisë kanë përshkallëzuar tensionet me grekët dhe marrëdhëniet me BE’në po degjenerohen që do të ketë pasoja strategjike për ta, përtej Mesdheut lindor.