Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri vazhdon me vizitën tek maturantet e shkollave të mesme duke dëgjuar nga to ambicjet dhe duke i motivuar për të ardhmen!
Ministri Shaqiri shkruan: 📌Kënaqësi të takohesha me🧑🎓 Oleg Stefanovski, gjysëmmaturant në shkollën fillore 🏡”Braqa Miladinovci” në Shkup, i cili të ardhmen e tij e sheh duke punuar në fushën e teknologjisë informative – komunikuese, si dizajner 3D i lojërave.
🧑💻Oleg është nxënës i talentuar i cili e di se cila fushë e studimit dhe e punës mund t’i sigurojë një të ardhme të mirë. Ai dëshiron të jetë programues, përkatësisht ka zgjedh një nga profesionet më me prespektiv.
📝Nënkuptohet përveç sektorit të IT-së, kuadri kualifikues mungon pothuajse në të gjitha profesionet e tjera dhe për këtë arsye, apeli im për të rinjtë është që gjatë zgjedhjes së arsimit, pa dallim nëse është i mesëm apo akademik, të udhëhiqen nga të dhënat se çfarë nevojitet në tregun e punës.✅️
🖇Olegit dhe të gjithë nxënësve të tjerë ju dëshiroj suksese në realizimin e planeve dhe synimeve të tij personale dhe profesionale, institucionet e sistemit angazhohen të forcojnë mbështetjen për arsimin dhe punësimin e të rinjve.🙏