Ministri Shaqiri në takim me Nikolla Jankullovskin: “Prioriteti ynë është investimi në arsim cilësor”


Investimi në arsim cilësor në të gjitha nivelet, përfshirë edhe arsimin e lartë, është prioritet kryesor i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Këtë e theksova në takimin me Nikolla Jankullovskin, rektor i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.

Biseduam për vazhdimin dhe avancimin e bashkëpunimit në fushën e politikave të arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si në fushën e arsimit, sigurimin e kuadrove cilësore, ashtu edhe në fushën e veprimtarisë kërkimore- shkencore.

Ministri në takim theksoi se arsimi i lartë është baza e zhvillimit dhe prosperitetit të vendit, sepse për rritje ekonomike dhe një shtet të fortë na nevojitet kuadër i arsimuar mirë. Por, për një arsim cilësor i cili do të krijojë këto kuadro, na duhen profesorë të motivuar dhe të përgatitur mirë, të cilët vlerësohen dhe e duan punën e tyre. Do të vazhdoj komunikimin intensiv dhe të drejtpërdrejtë me institucionet e arsimit të lartë për t`u njohur me sfidat dhe nevojat e universiteteve, sepse puna e tyre është me interes të lartë shoqëror.