Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali sot do të vaksinohet me dozën e tretë të vaksinës kundër koronavirusit, në kuadër të aksionit të përbashkët me studentët e Fakultetit të Mjekësisë, Stomatologjisë dhe të Farmacisë.
Siç informojnë nga Ministria e Shëndetësisë, bëhet fjalë për nismë të studentëve nga këto fakultete, në drejtim të promovimit të imunizimit si masë më e mirë parandaluese për mbrojtjen e shëndetin publik.
Ngjarja do të mbahet në hapësirat e Fakultetit Ekonomik pranë Kampusit Universitar të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, duke filluar nga ora 12:30.