Ministri Osmani: “Shumica është stabile, nuk ka nevojë për zgjedhje parlamentare”

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, zyrtar i lartë i BDI -së në pushtet, vlerëson se shumica parlamentare është e qëndrueshme dhe se nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, pas zgjedhjeve lokale, raundi i dytë i të cilave do të mbahet më 31 tetor.
“Në 10 vitet e fundit, secilin vit kemi zgjedhje. Nuk kemi nevojë për këtë. Mendoj se nuk do të ketë zgjedhje dhe trazira të reja. Para nesh ka çështje të rëndësishme, kurs shumica është stabile”, tha Osmani në “Briefingune e mëngjesit“, i pyetur nëse rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme mund të vënë në pikëpyetje shumicën në Kuvend.

Lidhur me deklaratën e kreut të BDI -së Ali Ahmeti se në radhë është presidenti i ardhshëm shqiptar në vend, Osmani thotë se Ahmeti nuk ishte kuptuar si duhet.
“Ahmeti fliste për barazinë si parim, se asnjë njeri nuk mund të përjashtohet. Ai i shpjegoi ato gjëra si ndryshim në mënyrësn e sjelljes. Ajo që ishte në vitet 90-ta, agjends liberale, tani është agjenda e gjelbër. Ne po përshtatemi me kohët e reja. Së pari, agjendën e gjelbër e kuptojmë si mënyrë të re jetese, dhe jo vetëm si ekologji. Bëjmë një strategji të mëtejshme përmes zgjidhjeve praktike në atë drejtim”, tha Osmani.

Ai vlerëson se BDI-ja arriti një rezultat të shkëlqyer në zgjedhje pasi, siç deklaroi ai, fituan 130.000 vota, që është më shumë se në vitin 2017 kur kishin 89.000.

“Sa herë që BDI-ja është pjesë e procesit të organizimit të zgjedhjeve, gjërat shkojnë mirë. Kemi kontribut që zgjedhjet kalojnë në një proces normal. Mendoj se BDI-ja arriti një rezultat të madh. I rriti votat nga viti 2017. Nëse llogariten këshillat dhe kryetarët e komunave, kemi 130.000 vota, kurse kishim 89.000. BDI-ja tregon stabilitet në aspektin e mbështetjes nga qytetarët. Kemi tre kryetarë komunash të zgjedhur me avantazh bindës. Duke udhëhequr bindshëm shkojmë në rrethin e dytë pothuajse në të gjitha komunat”, tha Osmani.

Lidhur me ankesat e paraqitura për procesin zgjedhor në Gostivar ku ka tepricë të fletëvotimeve dhe mund të ndryshojë situatën me daljen në votim, Osmani thotë se do të respektojnë vendimin e KSHZ -së.
“Ne kemi besim në proces. Megjithatë, kemi rezultate të shkëlqyera dhe rritje të votuesve në Gostivar. Fushata ishte e suksesshme dhe konsideroj se kemi shanse në raundin e dytë”, tha Osmani.

Sa i përket negociatave me LSDM-në për mbështetje të mundshme në lidhje me Tetovën, ku BDI hyn në raundin e dytë me Besën, e cila është gjithashtu parti e koalicionit qeveritar, si dhe në lidhje me Çairin, Osmani tha se para zgjedhjeve ishin pajtuar se në zgjedhje do të dilnin vetë dhe do t’ua lënë qytetarëve të vendosin.

“Votuesit nuk mund të drejtohen nga partitë në masë më të madhe, votuesit janë të emancipuar në Tetovë. Prandaj edhe kishim kryetare komune në Tetovë. Po, kemi biseduar me LSDM -në, por para zgjedhjeve u pajtuam që vetë të shkojmë në zgjedhje dhe t’i lëmë qytetarët vetë të vendosin”, tha Osmani.
Përdryshe, raundi i parë i zgjedhjeve lokale u mbajt të dielën më 17 tetor, ndërsa rrethi i dytë do të zhvillohet më 31 tetor, ku do të dihet rezultati definitiv se kush, cilat komuna i ka fituar.