Ministri Nuredini në vetë izolim, do të punojë nga shtëpia

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini njoftoi në profilin e tij në Fejsbuk se është në vet-izolim për shkak të kontaktit me një person pozitiv nr Kovid-19.
“Dua t’ju informoj se si masë paraprake unë jam në vetë-izolim që nga dje në mëngjes. U informova se një person me të cilin kisha takim pune të martën ka rezultuar pozitiv në testin për Kovid-19 dhe megjithëse u ndoqën protokollet për mbajtjen e distancës fizike, unë u ekspozova potencialisht ndaj virusit”, shkruan Nuredini.

Ai, siç thekson, u testua dje në mëngjes dhe rezultati i testit është negativ.
“Në përputhje me rekomandimin e marrë nga epidemiologët, unë do të qëndroj në vet-izolim në ditët në vijim dhe do të punoj nga shtëpia. Ju uroj të gjithëve shëndet dhe sinqerisht ju lus të kujdeseni për veten dhe për të gjithë rreth jush”, ka shkruar Nuredini në Fejsbuk.