Ministri Krenar Loga kërcënon me dorëheqje pasi projektligji për amnisti nuk kaloi në seancën qeveritare

Qeveria në seancën e sotme ka konstatuar se ka nevojë për harmonizim të mëtejmë të projektligjit për amnisti me institucionet kompetente, pas së cilës ministri i Drejtësisë Krenar Loga në pjesën jozyrtare të seancës së qeverisë ka kërcënuar verbalisht me dorëheqje.

Projektligji për amnisti i propozuar nga Ministria e Drejtësisë nuk ka kaluar sot në seancën e qeverisë dhe është dërguar për koordinim me institucionet kompetente.

Qeveria në seancën e sotme shqyrtoi tekstin e projektligjit për amnisti të propozuar nga Ministria e Drejtësisë. Pas shqyrtimit të situatës në sferën që duhet të rregullohet me ligj, qëllimet, parimet dhe zgjidhjet themelore dhe specifike të përshkruara në tekstin e projektligjit për amnisti, Qeveria konstatoi se ka nevojë për harmonizim shtesë të projektligjit për amnisti me institucionet kompetente”, thuhet në njoftimin e shërbimit për shtyp të qeverisë.

Pas kësaj, ministri i Drejtësisë Krenar Loga në pjesën jozyrtare të seancës së qeverisë kërcënoi verbalisht se do të jepte dorëheqje nëse nuk miratohej ligji për amnisti. Siç raporton televizioni Sitel, në lajmet e mbrëmjes, Loga ka bërë kërcënimin gojor për dorëheqje pasi pjesa tjetër e ministrave tashmë janë ngritur në këmbë dhe këtë e ka thënë para kolegëve të tij.

Ligji për amnisti propozon lirim të plotë për personat e dënuar me burgim deri në gjashtë muaj dhe për të dënuarit që janë dënuar me burg mbi gjashtë muaj propozohet lirimi nga vuajtja e 30 për qind të të gjithë dënimit.Pa Censurë

(www.newslive.com)