Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski do të tërhiqet nga pozita e ministrit

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski, nga Partia Liberal Demokrate sot ka konfirmuar për TV21 se javën e ardhshme do të tërhiqet nga funksioni i ministrit. Në ndërkohë, në PLD po udhëhiqen bisedimet për trashëgimtarin e tij.

Përndryshe partia që përfaqëson Milevski, është në koalicion me LSDM-në që nga koha kur në krye të saj ishte Zoran Zaev. Pas futjes së Alternativës në Qeveri, Milevski ka deklaruar se marrëveshja Zaev-Gashi është bërë me një nivel të caktuar shantazhi./Portalb.mk/