Ministri i shtetit gjerman për Evropë, Mihael Rot nesër për “vizitë virtuale” në Shkup

Ministri shtetëror për Evropë i Republikës Federale të Gjermanisë, Mihael Rot nesër do të realizojë “vizitë virtuale pune” në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe takim me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Siç bëri të ditur MPJ-ja, vizita e punës fillimisht ishte planifikuar që të realizohet në mënyrë të zakonshme, në kontekst të pritjeve dhe pikëpamjeve për marrjen e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Duke pasur parasysh situatën globale në lidhje me pandeminë e COVID-19, është paraparë që ajo të realizohet në mënyrë digjitale, gjegjësisht me vendosjen e lidhjes video, që, siç theksohet, paraqet edhe një shenjë të mbështetjes së fuqishme gjermane dhe miqësisë.

Gjatë kësaj, siç theksohet, në fokus të bisedës pritet që krahas mënyrave për menaxhim me sfidat e dedikuara për menaxhim me pandeminë, shkëmbimin e informacioneve për statusin e fundit të diskutimeve dhe gatishmërisë së konkluzave për procesin e zgjerimit të BE-së në vigjilje të Këshillit të BE-së për punë të përgjithshme, deri më tani të paraparë për më 24 mars.

Konferencë për media është paraparë që të fillojë në orën 10:30, në hollin e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Inkurajohen të gjitha mediet që të vijnë pa kameramanë që t’i ndjekin rekomandimet për parandalim dhe mbrojtje nga koronavirusi. Videomateriale nga ngjarja mund të merret nga vegëza e drejtpërdrejtë e MPJ-sç (Vegëz për ndjekje të drejtpërdrejtë në gjuhën maqedonase). Nëse gazetarët nuk kanë mundësi që të marrin pjesë në konferencën për medie, pyetjet mund t’i dërgojnë në [email protected] më së voni deri nesër, në orën 9:00, bëjnë të ditur nga MPJ-ja.