Ministri i Shëndetësisë viziton pacientët me COVID-19 në spitalin e Tetovës

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali ka vizituar pacientët të cilët janë të sëmurë me koronavirus në Spitalin Klinik të Tetovës.
Për momentin numri i pacientëve që janë aty është 14.

“Stafi mjekësor më informoi se gjatë ditës së sotme janë kontrolluar 52 pacientë në baza ambulatore dhe megjithëse numri i pacientëve në ditët e fundit është rritur, është inkurajues fakti që shumica e tyre kanë pasqyrë klinike më të lehtë”, ka deklaruar ministri Sali.