Ministri i Shëndetësisë sqaron rregullat për hyrje në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka apeluar që të lexohet me kujdes udhëzues i ri i masave të reja anti-Covid.

E në veçanti, pjesa ku përcaktohen kushtet për hyrjen e shtetasve të huaj në Kosovë.

“Ne kurrë nuk kemi kërkuar që me qenë e domosdoshme që ju me i pas tri vaksina për të hyrë në Kosovë”, tha Latifi.

Përkundër rritjes së numrit të rasteve pozitive, Latifi tha se situata në vend është më e mira në rajon.

Megjithatë, pranoi se ka vend edhe për shqetësim.

“Përkundër faktit që ne kemi mjekë dhe infermierë të shkëlqyer, prapë se prapë sistemi shëndetësor nuk mund të përballojë një rritje të madhe”, shtoi ai.

Këto komente, kreu i shëndetësisë i bëri të hënën gjatë vizitës që e bashkë me zv/kryeministren, Emilija Rexhepi, beri te kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini.

Ky i fundit, njoftoi ministrin se përkundër rritjes së rasteve aktive me koronavirus, gjendja është e qetë në Spitalin Regjional “Isa Grezda”.

Kjo, derisa sipas tij, ka edhe furnizim të mjaftueshëm me barnat e nevojshme për trajtimin e pacientëve.