Ministri i Shëndetesisë, Bekim Sali sot u takua me drejtorin e Bankës Botërore në vend, Massimiliano Paolucci. Ata biseduan për aktivitetet e vazhdueshme, për menaxhim më të suksesshëm të krizës shëndetësore të shkaktuar nga koronavirusi dhe forcimin e kapaciteteve të sistemit, shkruan Pa Censurë.
Sali u shpreh i kënaqur për mbështetjen e deritanishme të Bankës Botërore në realizimin e projekteve vijuese, përfshirë reformën në kujdesin e shëndetësisë primare për zhvillimin e një modeli për ndryshime sistemore, me qëllim të përforcimit MSHP-së.
Më tutje, këta të fundit u dakorduan për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit dhe realizimin e aktiviteteve për përmirësimin e sistemit shëndetësorë./PACENSURË/
Postimi i plotë i Salit: