Ministri i Shëndetësisë në Angli: Fund i tmerrshëm i vitit, varianti i ri i COVID-19 ka dalë jashtë kontrollit

Ka dalë jashtë kontrollit varianti i ri i COVID-19 i cili e detyroi qeverinë e Britanisë së Madhe të vendos izolim të ri në Londër dhe Anglinë juglindore gjatë festave të fundvitit. Kështu është shprehur të dielën ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock.

Hancock tha se varianti i ri i COVID-19, i cili mund të përhapet më shpejt se llojet e tjera, por që nuk është më i rrezikshëm sesa ta, duhej mbajtur nën kontrolluar. Ndërsa bllokimin e ri, ai e quajti “fund të tmerrshëm për atë që ka qenë një vit i vështirë”.

“Masat e reja na duhen më shumë për ta kontrolluar përhapjen e variantit të ri sesa për ta kontrolluar përhapjen e variantit të vjetër”, shtoi ai.

Pjesë të mëdha të Anglisë juglindore, përfshirë Londrën, janë tashmë nën kufizime më strikte, në përpjekjen për ta frenuar përhapjen e virusit që siç thuhet, ka një nivel përhapje 70 për qind më të lartë. Qytetarëve u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi dhe grumbullimet sociale do të limitohen në ambiente të hapura.