Ministri i Shëndetësisë konfirmon lajmin: Një pacient me koronavirus në Shkup

Ministria e shëndetësisë në Shkup sapo ka konfrimuar lajmin për pacienten e parë të infektuar me koronavirus.

Edhe Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në një konferencë të jashtëzakonshme në Qeveri ka bërë të ditur se virusi Korona ka mbërritur në Maqedoni dhe se një paciente e ardhur nga Italia ka rezultuar pozitive gjatë testit të zhvilluar në orët e pasdites.

Pas analizave të bëra në Klinikën Infektive pacientja ka rezultuar pozitive. Pacientja është e shtruar në repartin e infektologjisë por në gjendje të mirë. Pacientja Ka qenë në Itali, për një muaj, po në Itali nuk ka qenë e trajtuar. Ministri tha se nuk ka nevojë për panik dhe se po merren të gjitha masat.