Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, njoftoi sot në faqen e tij në Facebook se është pozitiv me Covid-19.
Siç informoi ministri, këtë javë do t’i kryejë detyrat e punës nga shtëpia, deri në zhdukjen e simptomave.
“Ju informoj se këtë mëngjes, pas testimit për Covid-19 në Qendrën Klinike ‘Nëna Terezë’, rezultatet që mora ishin pozitive. Këtë javë pune, do t’i kryej detyrat e punës në izolim nga shtëpia, deri në zhdukjen e simptomave,” shkroi Toshkovski në Facebook.